Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Messi i ka “shkatërruar” ekipet angleze

messi

Në prag të ndeshjes Anglia – Argjentina, mediumi i njohur Mundo Deportivo ka bërë analizë për paraqitjet e Lionel Messit ndaj ekipeve angleze. 

Superylli argjentinas ka luajtur 36 herë ndaj ekipeve angleze dhe ka qenë i përfshirë në 33 gola. 

27 i ka shënuar, ndërsa ka kontribuuar me gjashtë asistime. 

“Është rekord për një lojtar ndaj klubeve që vijnë nga i njëjti shtet”, ka shkruar Mundo Deportivo të mërkurën. 

Golat e Messit ndaj kundërshtarëve anglezë në Ligën e Kampionëve janë shënuar 23 me këmbën e majtë, tre me të djathtën dhe një me kokë. 

Edhe Messi vendos rekord ndaj Egjiptit Botërori 2026 1 j. më parë Messi vendos rekord ndaj Egjiptit

Vetëm ndaj Arsenalit, Messi ka realizuar nëntë gola në gjashtë ndeshje dhe ka dhuruar një asistim. 

Ndaj Anglisë luan për herë të parë sonte.

Lexo përditësimet tjera
Botërori 2026

LIVE: Argjentina – Anglia