Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Festa e spanjollëve: Cucurella, nxirre Olisen nga xhepi

Michael Olise

Spanja u bë finalistja e parë pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Francës. 

Në festën në zhveshtoren e spanjollëve, ka pasur edhe tallje me futbollistët yje të Francës.

Cak i këtyre talljeve ka qenë edhe Michael Olise. 

Edhe pse Fabian Ruizi nuk duket në pamjet e publikuara të festës, ai është dëgjuar duke i thënë Marc Cucurellas se e ka ndalur në mënyrë të përkryer Olisen. 

“E ke shkatërruar. Nxirre nga xhepi”, është dëgjuar duke thënë Ruizi, ndërsa RMC Sport ka theksuar se këto fjalë i janë drejtuar Cucurellas për Olisen.