Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, do të paraqitet edicionin e ardhshëm në Bundesligën 2 gjermane.
Klubi i tij i ri, Wolfsburgu, nuk e siguroi mbijetesën në Bundesligë.
Wolfsburgu humbi 2:1 të hënën nga Paderborni në ndeshjen kthyese të barazhit të Gjermanisë. Golin e fitores 2:1, Paderborni e shënoi në vazhdime. Koha e rregullt përfundoi baras, 1:1.
Baras 0:0 kishte përfunduar ndeshja e parë.
Paderborni kthehet në Bundesligë pas gjashtë edicioneve.
Rexhbeçaj në prill nënshkroi kontratë me Wolfsburgun. U transferua nga Augsburgu.