Argjentina ka kaluar në epërsi të hershme në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Për 1:0 realizoi Alexis Mac Allister. Ai shënoi me goditje me kokë pas krosimit të Lionel Messit. Messi e bëri nga këndi asistimin e radhës në Kupë të Botës.
Është kjo çerekfinalja e fundit e Botërorit.
Përjashtohet Embolo, a u dëmtua Zvicra?
Pak pas barazimit në ndeshjen ndaj Argjentinës, Zvicra mori goditje të rëndë.
Në minutën e 72-të, Breel Embolo u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Pas rishikimit të VAR-it, arbitri e ndëshkoi Embolon me të verdhë për simulim. Pasi ishte kartoni i dytë, sulmuesi kryesor i Zvicrës u përjashtua.
Vendimi është pritur shumë rëndë nga Granit Xhaka dhe lojtarët e tjerë të Zvicrës. Sipas tyre arbitri ka dëmtuar rëndë Zvicrën. Embolo la fushën mes lotëve.
Hapet sfida, barazon Zvicra
Zvicra e ka kërkuar golin e barazimit dhe e ka shënuar atë në minutën e 67-të.
Dan Ndoye shënoi në minutën e 67-të për rezultatin 1:1 në ndeshjen ndaj Argjentinës.
Zvicra ka dominuar në fushë, ka krijuar raste dhe tashmë e kërkon gjysmëfinalen e Botërorit.