Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, është pranë kalimit te gjiganti ukrainas, Dynamo Kyiv.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari ukrainas, Alex Ivanchenko, ndërsa është shpërndarë edhe nga mediumet bullgare të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç raportohet, 27-vjeçari me klubin me më së shumti tituj të fituar në Ukrainë, është në bisedime të avancuara me drejtuesit e klubit.
Dellova iu bashkua CSKA Sofjes në korrik të vitit 2024. Për klubin bullgar, Dellova ka shënuar katër gola dhe dy asistime në 65 ndeshje.
Dellova në Kosovë ka luajtur edhe për Ballkanin dhe Prishtinën si dhe Hajdukun e Splitit në Kroaci.