Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati i Mjedisit gjobit Komunën e Prishtinës me 5000 euro

Komuna e Prishtinës

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 5 mijë euro ndaj Drejtorisë së Urbanizimit dhe Mjedisit në Komunën e Prishtinës, shkaku i zhvillimit të aktiviteteve në deponinë e inerteve në Matiqan. 

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, në një postim në Facebook ka treguar se Inspektorati ka konstatuar se në këtë hapësirë janë zhvilluar punime e depozitime të materialeve inerte pa përmbushjen e obligimeve ligjore dhe pa dokumentacionin e nevojshëm për leje ujore dhe procedura tjera përkatëse.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Inspektorati i MMPH-së, ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 5 mijë euro ndaj Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Prishtinës, për shkak të zhvillimit të aktivitetit në deponinë e inerteve në Matiqan, në kundërshtim me dispozitat ligjore për mbrojtjen e ujërave dhe mjedisit.  Inspektorati ka konstatuar se në këtë hapësirë janë zhvilluar punime dhe depozitime të materialeve inerte pa përmbushjen e obligimeve ligjore dhe pa dokumentacionin e nevojshëm për leje ujore dhe procedura të tjera përkatëse. Përkundër vendimeve dhe urdhrave të mëhershëm të inspektoratit, aktiviteti ka vazhduar. Mbrojtja e mjedisit dhe e pasurive ujore është obligim ligjor për secilin nivel të qeverisjes. Si Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdoj të mbështes veprimet e inspektoratit dhe zbatimin e ligjit pa dallim, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe interesit publik”, ka shkruar Pacolli.