Hull City është kthyer në Premier League pas nëntë vjetësh mungesë.
Hull City të shtunën në finale të plejofit të “Championshipit” e mposhti skuadrën Middlesbrough në “Wembley” me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi skocez, Oliver McBurnie, e realizoi golin e fitores për Hull Cityn në minutën e 95-të.
Që prej edicionit 2016/17, Hull City ka munguar në elitën angleze.
Ishte e paraparë që Southamptoni të luante në finale të plejofit me Hull Cityn.
Por Southamptoni u përjashtua nga plejofi për kualifikim në Premier League, për shkak të spiunazhit.
Southamptoni në gjysmëfinale të plejofit e mposhti pikërisht Middlesbroughun, skuadrën që më pas e zëvendësoi në finale.
Dy skuadrat tjera që janë promovuar në Premier League janë Coventry City dhe Ipswich Town.