Partitë politike e kanë nisur fushatën zgjedhore përpara afateve të përcaktuara zyrtarisht. Gjatë kësaj kohë nuk kanë as kufizime të shpenzimeve për fushatë e as nuk i nënshtrohen ndonjë sanksionimi për gjuhën apo sjelljet e tyre jo-etike. Njohës politikë thonë se parafuhsata paralajmëron një fushate të ashpërsuar e denigruese mes kandidatëve.
Në një ambient të parregulluar ligjërisht, partitë politike lirshëm e kanë nisur para kohe fushatën zgjedhore.
Shpenzimet e subjekteve politike dhe gjuha e përdorur në parafushatë, nuk u nënshtrohet kufizimeve a sanksionimit për thyerjen e kodit të mirësjelljes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartitë kanë filluar me tubime e organizime brenda e edhe jashtë vendit, por, asnjë nga subjektet e deritanishme parlamentare, nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e KOHËS për planifikimet e shpenzimeve në parafushatë.
E gjatë fushatës elektorale, që do të zgjasë 10 ditë, partitë do të ketë të drejtë t’i shpenzojë 2 milionë e 92 mijë euro.
Pos mungesës së transparencës financiare është shprehur drojë edhe për gjuhën e ashpër dhe denigruese që ka nisur të përdoret mes kandidatëve.
Njohësi i çështjeve politike, Adrian Zeqiri, vlerëson se edhe në këtë fushatë diskursi i komunikimit do të degradojë edhe më shumë.
“Unë nuk besoj që niveli i diskutimit do të ngrihet aspak në fushatë, madje do të degradojë edhe më tutje, do të nxirren shpatat, kështu të themi kushtimisht.. Kur ti përsërit zgjedhjet katër herë, do të thotë çka po pret, nuk mundemi me prit na që tash, për një moment, të diskutojmë për konceptualizimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës. S'do të flas kurrkush për zhvillim ekonomik, edhe nëse flet, bie në vesh të shurdhër, sepse këtu fajet gjithashtu i kemi edhe ne si konsum”, ka thënë Zeqiri.
Në zgjedhjet e kaluara të 28 dhjetorit, për subjektet politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pati shqiptuar gjoba në vlerë prej 644 mijë euro.
Pikërisht për shkak të këtij orientimi të të bërit fushatë, Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë se kanë mbetur në hije ofertat programore.
“Deri më tani kemi parë minimalisht oferta programore, pra shumica e mesazheve politike të përçuara deri më tani janë ose në kuadër të luftës së përditshme politike të fajësimit mbi atë se për shkak të kujt kemi ardhur në këtë pikë, ose të premtimeve të ricikluara nga më hershmja, por që nuk ka programe në sensin çfarë jemi mësuar të shohim deri më tani”, u shpreh Cakolli.
Cakolli shpreh shqetësim edhe për përdorimin e resurseve shtetërore edhe në nivel qendror edhe lokal, gjatë kësaj kohe sa partitë do të zhvillojnë fushatë elektorale.
“Fakti që në garë do të kemi kryeministrin në detyrë, një pjesë të ministrave në detyrë, vetë ushtruesen në detyrë të presidentit, por edhe kryetarë komunash apo asamblistë cilët bartin pozita apo drejtorë të tjerë në nivelin lokal. Normalisht që bart në vete rrezikun e përdorimit apo keqpërdorimit në këtë rast të resurseve publike në kuadër të fushatës”.
Zyrtarisht fushata zgjedhore do të nisë më 28 maj dhe do të zgjasë deri më 7 qershor në orën 7 të mëngjesit, kur do të hapen qendrat e votimit.