Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Përtej rebelimit dhe absurdit” në “Doku Kino Plato”

Marjane Satrapi

Skenë nga “Persepolis” bazuar në romanin grafik të Marjane Satrapit nën regji të Vincent Paronnaud

E premtja ndez projektorin e kinemasë verore në “Doku Kino Plato” në Prizren, oferta është një përzgjedhje për ta “parë një botë krejt të re”, filmat tashmë janë publikuar dhe kapërthehen rreth një teme. “Përtej rebelimit dhe absurdit”, ngjan edhe si një ftesë. Nëpërmjet një komunikate për media janë zbardhur detajet e këtij programi te “Fondacionit Lumbardhi”. 

Që më filmin e parë, godet në shenjë: “Persepolis” nën regji të Marjane Satrapit e Vincent Paronnaud, i kthen sytë tek Irani.

“Nën këtë ombrellë tematike, këtë verë në korrik e gusht, presim audiencën me një seri të përzgjedhur filmash, në kinemanë e hapur në ‘Doku Kino Plato’. Shfaqjet e filmave nisin me 17 korrik, e ne sjellim në ekran atë që mund të emërtohet si ndërtim i identitetit, mungesë të përkatësisë dhe rrugëtimin njerëzor për ta gjetur të vërtetën mes ekranit të madh mes disa prej punëve më të fuqishme në kinemanë e pavarur”, shkruhet në komunikatë. Ftesa për ta parë botën nëpërmjet “karaktereve që i thyejnë kornizat e normës” zbërthehet edhe te përzgjedhja e titujve. 

“Në këtë program shtrihet një revolucion i strukur mes linjave bardhë e zi dhe shpërthimi struket në mesin e një absurditeti melankolik dhe një realitet ecën mes fijes së hollë që bashkon e ndan të shenjtën nga çka është profane e kështu ne do të shohim se si punët e Marjane Satrapi, Tolga Karaçelik, dhe Jan Komasa shkërmoqin tabutë formale narrative”, shkruhet në komunikatë. 

“Persepolisi” i vitit 2007, pos si vepër unike shfaqet edhe si homazh për Marjane Satrapin, e cila u nda nga jeta së fundmi. 

Edhe Marjane Satrapi – zëri i lirisë së shprehjes që luftonte me roman grafik Kulturë 1 muaj më parë Marjane Satrapi – zëri i lirisë së shprehjes që luftonte me roman grafik

“Filmi shtrihet në kohë përgjatë Revolucionit Iranian të vitit 1979, e kjo vepër e animuar eksploron zhvillimet shoqërore dhe politike nga këndvështrimi i një vajze të re që vjen nga një familje moderne e asaj kohe. Përmes syve të saj, filmi sjell në ekran mënyrën se si revolucioni i zhvilluar kundër Shahut së bashku me shtresa të tjera të shoqërisë u shndërrua më pas në një sistem shtypës dhe fanatik”, shkruhet në komunikatë. Të tjerë filma në “Doku Kino Plato” janë “Corpus Christi” nën regji të Jan Komasas që shqyrton kufirin mes së shenjtës dhe profanes përmes historisë së një të riu me një të kaluar traumatike”. E premtja e fundit e korrikut është rezervuar për “Butterflies” nën regji të  Tolga Karaçelik që sjell “udhëtimin i tri motrave dhe vëllezërve të larguar nga njëri-tjetri tek ndërthuret me motive surrealiste të jetës rurale për të vënë në pikëpyetje mënyrat se si përballemi me dhimbjen dhe traumën”.  E kinemaja verore është oferta për të shikuar “përtej rebelimit dhe absurdit” . 

Lexo edhe: