Kulturë

Festivali iranian në Izrael nxit kundërthënie

iran

Skenë nga filmi i animuar “Persepolis”, i bazuar në romanin grafik të artistes iraniane-franceze, Marjane Satrapi

(Times of Israel) – Pavarësisht tensioneve të larta midis Izraelit dhe Iranit, në Sderot, një qytet kufitar izraelit në skajin e Rripit të Gazës, mbahet edicioni i parë festivalit të filmit iranian.

Pavarësisht tensioneve vazhdimisht të larta pas luftës së shkurtër midis Izraelit dhe Iranit, festivali iranian i filmit që fillon ka nisur të hënën synon t’i njohë më shumë izraelitët me kulturën persiane.

Festivali dyditor mbahet në Sderot, një qytet kufitar izraelit në skajin e Rripit të Gazës. Organizatore është Dana Sameach, izraelite me prejardhje iraniane.

“Ky festival lindi nga besimi i thellë në fuqinë e artit për të lidhur njerëzit”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit. “Duke paraqitur pasurinë e kinemasë iraniane për publikun izraelit, synojmë të hapim një dritare drejt kësaj kulture magjepsëse dhe të nxisim dialog domethënës.”

Do të shfaqen pesë filma, përfshirë dy filma të regjisorit iranian Asghar Farhadi. Filmat e tjerë janë një triler politik i regjisorit iranian Mohammad Rasoulof, filmi i regjisorit izraelit Eran Riklis dhe filmi i animuar “Persepolis”, i bazuar në romanin grafik të artistes iraniane-franceze Marjane Satrapi.

Janë planifikuar edhe disa performanca muzikore dhe festivali do të transmetohet drejtpërdrejt përmes rrjeteve sociale me shpresën që të mund ta ndjekin edhe iranianët.

“Nëse qoftë edhe një shikues iranian lidhet me transmetimin dhe na sheh duke folur me dashuri, atëherë kemi arritur diçka me të vërtetë domethënëse”, ka thënë Sameach për “Times of Israel”.

Megjithatë, në Iran, autoritetet e interpretojnë festivalin si një “truk politik-strategjik”.

“Kjo është thjesht hipokrizi”, ka shkruar agjencia e lajmeve Fars në një editorial. Retorika për ndërtimin e urave “është në kundërshtim të fortë me realitetin, veçanërisht sa u përket sulmeve ushtarake ndaj Iranit në qershor”.

Tre nga filmat e festivalit janë filma protestues që kanë qenë të ndaluar në Iran dhe janë shfaqur vetëm jashtë vendit.