Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Aston Villa dhe Palace interesohen për Ibrahimoviqin

Arijon Ibrahimoviq

Dy skuadrat angleze, Aston Villa dhe Crystal Palace, janë të interesuara për futbollistin me prejardhje kosovare, Arijon Ibrahimoviq.

Ibrahimoviqi në edicionin 2025/26 u paraqit në Bundesligë me skuadrën e Heidenheimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ishte i huazuar te Heidenheimi që ka rënë nga elita gjermane nga Bayern Muncheni.

Pavarësisht rënies së Heidenheimit nga kategoria, Ibrahimoviqi, kishte paraqitje shumë pozitive.

Mesfushori me tipare sulmuese në 34 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi dy gola dhe bëri pesë asistime.

20-vjeçari me Bayernin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Dy skuadrat angleze e kanë monitoruar nga afër Ibrahimoviqin gjatë periudhës së huazimit te Heidenheimi.

Ibrahimoviqi mund të largohet nga Bayerni përsëri në afatin kalimtar veror.