(E përditësuar 21:38) - Filmi “Fjord” i regjisorit Cristian Mungiu është shpallur fitues i “Palmës së Artë” në edicionin e 79-të të Festivalit të Filmit në Cannes, çmimi më i madh i këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar.
Valentin Campagne dhe Emmanuel Macchia fitojnë çmimin “Aktori më i mirë”
(E përditësuar 21:05) - Valentin Campagne dhe Emmanuel Macchia e kanë fituar çmimin e “Aktorit më të mirë” në edicionin e 79-të të Festivalit të Filmit në Cannes për rolet e tyre në filmin “Coward”.
Ndërkohë, Virginie Efira dhe Tao Okamoto e rrëmbyen çmimin e “Aktores më të mirë” për rolet në filmin “All of a Sudden”.
Çmimi i jurisë u fitua nga Valeska Grisebach me “The Dreamed Adventure”.
Edhe
“Përndritje...” si homazh i portretit krijues të Kaçinarit, sonte në “Express”
Emmanuel Marre me filmin “A Man of His Time” e fitoi çmimin “Skenari më i mirë”.
Çmimi i Madh u fitua nga Andrey Zvyagintsev me “Minotaur”.
“Kamera e Artë” u fitua nga Marie Clémentine Dusabejambo me filmin “Ben’Imana”.
Çmimin “Palma e Artë për filmin e shkurtër” e mori Federico Luis me filmin “For the Opponents”.
Sot mbyllet Festivali i Cannesit, pritet ndarja e “Palmës së Artë”
Sot mbahet nata përmbyllëse e edicionit të 79-të të Festivalit të Filmit në Cannes, ku do të ndahen çmimet kryesore të njërës prej ngjarjeve më prestigjioze të industrisë së filmit në botë.
Në ceremoninë finale pritet të shpallet fituesi i çmimit “Palma e Artë”, si dhe laureatët e çmimeve për regjinë më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë dhe çmime të tjera të jurisë.
Edhe
“Palma e Artë” për “Fjord” ku përplasen kulturat e kufijtë e lirisë
Festivali, i cili nisi më 13 maj në Cannes, ka mbledhur gjatë ditëve të fundit emra të njohur të kinematografisë botërore, me premiera filmash, parakalime në tapetin e kuq dhe prezantime të produksioneve të reja.
Filmi “Dua” nën regji të Blerta Bashollit të mërkurën e mori çmimin “SACD” në “Semaine de la Critique”, seksionin paralel i Festivalit të Cannes, i cili mbahet tash e 65 vjet.