Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liria e Dinamo do të luajnë edhe në barazh

Liria

Liria ka fituar thellë në udhëtim te Dinamo e Ferizajt. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi fitoi 5:1 në stadiumin e qytetit në Ferizaj dhe të pesë golat i realizoi në pjesën e parë.

Me fitore, e ka siguruar barazhin e Ligës së Parë, për inkuadrim në Superligë dhe do të luajë pikërisht ndaj Dinamos.

Liria me fitore doli në pozitën e tretë me 71 pikë pas 34 xhirove, sa kishte edhe Dinamo që përfundoi në pozitën e katërt. Liria i ka ndeshjet e ndërsjella më të suksesshme se Dinamo dhe për këtë arsye doli para.

Prapa Dinamos mbeti Vëllaznimi me 70 pikë, pas humbjes në shtëpi nga Vushtrria, në xhiron e fundit të kampionatit.

Golat në fitoren e Lirisë i shënuan dy Dijar Nikqi, dhe nga një Muhamed Useini, Albion Kurtaj e Vigan Ademi.

Dinamo nga minuta e 59-të mbeti pa mesfushorin Frederick Kesse, që u përjashtua me të kuq pasi e goditi në fytyrë kapitenin e Lirisë, Kurtajn, në tentim për ta larguar një top në vijën anësore.

Edhe Dinamo në epërsi ndaj Lirisë Futboll 1 muaj më parë Dinamo në epërsi ndaj Lirisë

Golin e vetëm për Dinamon e shënoi Enhar Cakolli, në minutën e 86-të.

Liria e Prizrenit nga elita e futbollit kosovar ra në edicionin 2023/24. Synon të kthehet pas dy vjetësh, ndërsa Dinamo nuk ka luajtur në Superligën e Kosovës.

Lexo përditësimet tjera
Vushtrria

Vushtrria e Feronikeli kthehen në Superligë, Liria e Dinamo në barazh

FT: Vëllaznimi 1:3 VushtrriaFT: Dinamo 1:5 LiriaFT: Ramiz Sadiku 0:2 Feronikeli*Vushtrria (kampione) dhe Feronikeli hyn direkt...