Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi e pranon “shqetësimin” me Netanyahun lidhur me Libanin

Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ishte “i shqetësuar” me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të sulmeve të Izraelit në Bejrut, ndërsa SHBA-ja po punonte drejt një marrëveshjeje paqeje me Iranin.

“Nuk do të thoja i zemëruar. Isha pak i shqetësuar nga lufta e tij e vazhdueshme me Libanin, e dini, në një moment thashë, ‘Bibi, duhet ta ndalojmë këtë’”, ka thënë Trumpi për një telefonatë që kishte zhvilluar me Netanyahun për këtë çështje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti amerikan ka thënë në një intervistë me “Pod Force One with Miranda Devine” të New York Post se të dy udhëheqësit kanë një “marrëdhënie shumë të mirë” dhe kanë “punuar shumë mirë së bashku”.

Ai ka shtuar se nëse nuk do ta kishte filluar luftën me Iranin, “nuk do të kishte Izrael”.

“Nuk dua të mërzisë askënd, por unë e fillova sepse nuk mund t’i lejojmë ata të kenë armë bërthamore. Tani, kjo i përket Izraelit sepse ata ndoshta do të kishin qenë të parët që do të goditeshin. Nuk do të kishte Izrael”, ka deklaruar Trumpi.

Mesazhi ndryshon nga ai i dhënë nga administrata në fillim të luftës, pasi sekretari i Shtetit, Marco Rubio kishte thënë se SHBA-ja kishte frikë nga një sulm i afërt izraelit me hakmarrje të fortë iraniane.