Horoskopi ditor - 03 Sep 2026
Dashi
21 mars - 19 prillJeni impulsivë por gjithashtu shumë kreativë. Sot mund të keni ide origjinale që do t’i befasojë të gjithë. Mos hezitoni të shprehni atë që mendoni, edhe nëse tingëllon paksa tepër emocionale ose “jashtë realitetit”. Ndërkohë, vazhdoni të punoni fort dhe me përkushtim.
Demi
20 prill - 20 majMund të keni disa ide të pazakonta për të fituar para ose për të rritur të ardhurat. Megjithatë, diçka e papritur mund të ndikojë edhe te diçka që zotëroni. Prandaj, mbrojini pasuritë tuaja nga humbja, vjedhja ose dëmtimi. Sot përpiquni të jeni të qartë në mendime dhe në komunikimin me të tjerët.
Binjakët
21 maj - 20 qershorKjo është një ditë jashtëzakonisht e fuqishme për ju, sepse Hëna ndodhet në shenjën tuaj dhe ndikohet nga disa planetë. Do të jeni komunikues shumë të mirë dhe të efektshëm dhe mund të frymëzoni një mik ose një grup njerëzish. Megjithatë, ruajuni nga veprimet impulsive dhe të nxituara, sepse humori juaj mund të ndryshojë shpejt. Mbajini sytë hapur!
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikSot mund të ndiheni të shqetësuar ose të paqëndrueshëm. Mos bëni supozime kur keni të bëni me persona me autoritet, si prindër, shefa, mësues, apo zyrtarë të zbatimit të ligjit, sepse ekziston mundësia e konfuzionit ose keqkuptimeve. Sot do të keni ide të forta lidhur me pronën e përbashkët, trashëgimitë dhe borxhet.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë mik mund të thotë ose të bëjë diçka që do t’ju zë në befasi sot. Ose ndoshta mund të jetë një anëtar i një grupi ku bëni pjesë edhe ju. Ndoshta diçka e pazakontë, madje edhe një ngjarje në lajme, do t’ju bëj të ndieni keqardhje për dikë dhe të duani ta ndihmoni. Ndërkohë, bisedat me partnerin dhe miqtë e ngushtë mund të jenë intensive.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMbajini sytë te personat me autoritet sot, përfshirë prindërit, sepse ata mund të bëjnë diçka që nuk e pret aspak. Mund të jetë diçka e vogël ose mund të jetë diçka serioze. Mos i shkelni rregullat! Kërkoni leje. Disa prej jush do të kërkojnë mënyra për të përmirësuar shëndetin ose punën.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorPlanet e udhëtimit mund të ndërpriten sot. Ose mund t’ju duhet papritur të udhëtoni edhe pse nuk e kishit planifikuar. Marrëdhëniet romantike, si edhe ndërveprimet me fëmijët, mund të jenë intensive. Madje mund të ndiheni edhe xhelozë. Ndërkohë, do të dëshironi të ndihmosh partnerin ose dikë të afërt.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorMendoni dy herë përpara se të merrni një vendim të rëndësishëm financiar sot, veçanërisht nëse do t’i japësh para dikujt tjetër ose do të ndash diçka me të. Mos u nxitoni. Mendojeni mirë çdo gjë përpara se të veproni. Madje, edhe nëse dëshironi të ndihmoni dikë. Gjithashtu, ruajuni nga ndonjë fiksim ose obsesion.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorPartneri ose një mik i ngushtë mund t’ju befasojë sot. Jini të përgatitur për diçka të papritur. Dikush mund të jetë xheloz ose mund të keqkuptojë diçka, madje edhe një gjest bujarie apo kujdesi nga ana juaj. Për fat të mirë, ju dini të lini përshtypje shumë të mirë te të gjithë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarRutina juaj e punës do të ndërpritet sot. Mund të prishen pajisjet, të ketë mungesa të stafit, vonesa në dërgesa. Diçka e tillë do të ndodhë. Ruajuni që të mos fiksoheni pas diçkaje, ndoshta për përmbushjen e një afati ose për respektimin strikt të rregullave. Qëndroni fleksibël. Me kalimin e kohës, a do të ketë vërtet rëndësi kjo? Përpiquni ta shihni situatën në perspektivë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtPrindërit duhet të jenë veçanërisht vigjilentë ndaj fëmijëve të tyre sot, sepse kjo është një ditë kur fëmijët mund të jenë më të prirur ndaj aksidenteve. Për më tepër, informacionet për daljet shoqërore, fëmijët dhe aktivitetet sportive mund të jenë konfuze ose çorientuese. Mos u nxitoni dhe mos veproni pa menduar!
Peshqit
19 shkurt - 20 marsRutina në shtëpinë tuaj do të ndërpritet sot. Pajisjet e vogla elektroshtëpiake mund të prishen ose mund të ndodhë diçka e papritur. Dikush që nuk e prisni mund të shfaqet në derën tuaj. Ruani qetësinë! Ka gjasa të ketë konfuzion lidhur me paratë dhe sendet personale. Mblidhni të gjitha faktet përpara se të reagoni ose të vendosni të ndërmerrni ndonjë veprim!