Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 28 Aug 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Sot do të ndjeni një nevojë të fortë për t’u afruar dhe për të komunikuar me të tjerët. Kjo ndodh sepse emocionet tuaja janë më të forta se zakonisht, pasi Hëna ndodhet në shenjën tuaj. Megjithatë, situata mund të jetë pak delikate, sepse mund të jeni njëkohësisht shumë bujarë me ndjenjat tuaja dhe të kërkoni shumë vëmendje emocionale nga të tjerët.

Demi

20 prill - 20 maj

Sot mund të tundoheni të tërhiqeni nga kërkesat e njerëzve dhe detyrimet që ju rrethojnë, pasi dëshironi t’i shmangeni diçkaje. Ndoshta thjesht nuk keni dëshirë të shoqëroheni me të tjerët. Mund të ndjeni nevojën për pak privatësi dhe të eksploroni anën më shpirtërore ose mistike të botës suaj. Jepini vetes pak kohë vetëm.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot marrëdhëniet me miqtë dhe anëtarët e grupeve ku bëni pjesë do të jenë të rëndësishme. Për këtë arsye, mund të ndiheni më mbështetës dhe mbrojtës ndaj një personi të caktuar. Madje, mund të ndjeni edhe pak xhelozi nëse ky person i kushton më shumë vëmendje dikujt tjetër. Mos lejoni që kjo ndjenjë t’ju drejtojë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sot jeni në fokus dhe njerëzit do t’ju kushtojnë më shumë vëmendje se zakonisht. Mbajeni këtë parasysh nëse tundoheni të përfshiheni në një debat publik me një person të dashur. Sot të tjerët mund të dinë më shumë detaje për jetën tuaj private, ndaj tregohuni të kujdesshëm me atë që thoni dhe bëni.

Luani

23 korrik - 22 gush

Sot do të dëshironi të ndryshoni diçka, sepse në thelb keni nevojë për pak aventurë! Mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar ambient dhe për të dalë nga rutina e përditshme. Shkoni në një vend ku nuk keni qenë më parë ose bëni diçka ndryshe. Edhe një ndryshim i vogël mund t’ju sjellë freski dhe emocion.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Përjetimet tuaja emocionale janë më intensive se zakonisht dhe kjo mund të reflektohet edhe në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Ndoshta ndiheni më posesivë për diçka, ose mund të ndikoheni nga kujtime të së kaluarës. Madje, mund të dëshironi diçka që i përket dikujt tjetër. Përpiquni t’i kuptoni këto ndjenja pa reaguar me nxitim.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Vëmendja juaj do të përqendrohet te marrëdhëniet më të rëndësishme dhe personale, pasi sot do të ndjeni nevojën për të shprehur atë që ndjeni. Për këtë arsye, nëse keni një konflikt me bashkëshortin, partnerin ose një mik të ngushtë, emocionet mund të jenë më të forta. Shmangni reagimet e menjëhershme dhe mendohuni para se të flisni.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Sot mund t’ju duhet t’i vendosni ndjenjat dhe nevojat e dikujt tjetër para tuajave. Mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë se po sakrifikoni veten për të tjerët; thjesht kjo është ajo që kërkon situata sot. Ndërkohë, gjeni pak kohë për t’u kujdesur për shëndetin tuaj dhe mendoni se çfarë mund të bëni për t’u ndier më mirë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kjo është një ditë shumë e bukur për romancë, shoqërim dhe pushime. Mund të zgjeroni horizontet tuaja përmes teatrit, kinemasë ose aktiviteteve të ndryshme argëtuese. Gjithashtu, mund të ndiheni më mbrojtës dhe më të përkujdesur ndaj fëmijëve ose partnerit romantik. Shijojeni këtë energji të ngrohtë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Sot është dita ideale për të gjetur një vend të qetë ku mund të qëndroni vetëm dhe të shijoni pak privatësi. Bëni një përpjekje për ta realizuar këtë, edhe nëse vetëm për pak kohë. Çlodhuni, merrni me vete ndonjë ushqim që e shijoni veçanërisht, lexoni një libër ose shikoni televizor. Lejojini vetes pak pushim mendor, sepse sot ju nevojitet.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Sot do të ndjeni një nevojë të fortë për të folur me të tjerët, sepse keni diçka që dëshironi ta shprehni. Çelësi është të gjeni dikë që është vërtet i gatshëm t’ju dëgjojë me vëmendje dhe sinqeritet. Nuk bëhet fjalë thjesht për të bërë muhabet, por për të pasur një bisedë që ka kuptim dhe rëndësi për ju.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot mund ta lidhni më shumë identitetin tuaj me gjërat që zotëroni, ndaj mund të ndiheni më posesivë se zakonisht. Për shembull, mund të mos dëshironi t’ia huazoni dikujt një send që është i juaji. Mundohuni të mos e teproni me këtë ndjenjë. Gjithashtu, para se të shpenzoni para sot, kontrolloni ndikimin e Hënës dhe tregohuni veçanërisht të kujdesshëm me blerjet.