Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 05 Aug 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Shmangni përfshirjen në mosmarrëveshje financiare me fëmijët tuaj, një mik, një grup apo partnerin tuaj romantik. Në fakt, është më mirë të mos hyni në debate me askënd që kërkon konflikt. Nuk ia vlen t’i harxhoni energjitë në këtë mënyrë. Përqendrohuni te takimet shoqërore dhe kaloni një ditë sa më të lehtë e të këndshme.

Demi

20 prill - 20 maj

Hëna ndodhet në shenjën tuaj, por sot krijon tension me dy planetë të tjerë, gjë që mund të sjellë përplasje ose luftë për pushtet, sidomos me figura me autoritet si prindërit, shefat, mësuesit apo institucionet. Mos insistoni të fitoni çdo debat. Ruani qetësinë dhe veproni me maturi.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot është një ditë kur debatet mund të lindin lehtësisht me të afërmit, vëllezërit, motrat, fqinjët ose personat me të cilët takoheni gjatë ditës. Madje edhe në trafik mund të përballeni me situata tensioni. Mos u përfshini në konflikte. Durimi do të jetë aleati juaj më i mirë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Ju zakonisht i merrni seriozisht çështjet financiare, prandaj sot mund të lindin mosmarrëveshje me një mik, një grup apo edhe me një institucion financiar. Disa prej jush mund të diskutojnë për një trashëgimi ose për ndarjen e drejtë të diçkaje. Kjo situatë do të kalojë shpejt. Prisni momentin e duhur, sepse koha është vendimtare.

Luani

23 korrik - 22 gush

Sot jeni në qendër të vëmendjes dhe njerëzit do t’ju vëzhgojnë më shumë se zakonisht. Megjithatë, mund të lindin mosmarrëveshje me eprorët, partnerin ose një mik të ngushtë. Përpiquni të mos reagoni me nxitim. Mendoni për përshtypjen që lini tek të tjerët.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Shmangni temat e debatueshme, sepse ato mund të kthehen shpejt në përballje të pakëndshme. Nuk mund ta ndryshoni me forcë mendimin e dikujt tjetër. Ruani qetësinë dhe mos lejoni që diskutimet t’ju prishin humorin.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nëse jeni prind, sot mund të keni mosmarrëveshje me fëmijët tuaj. Edhe marrëdhëniet romantike mund të kalojnë një moment tensioni, ndërsa disa prej jush mund të ndihen të zhgënjyer nga një mik ose një grup. Përpiquni ta përballoni ditën me durim, mirëkuptim dhe mirësjellje.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Shmangni përplasjet me partnerin, familjarët ose shefat, sepse debatet mund të përshkallëzohen shpejt. Fjalët e thëna në zemërim lënë gjurmë dhe shpesh nuk harrohen lehtë. Mendoni mirë përpara se të flisni.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Marrëdhëniet në punë, diskutimet mbi politikën, fenë apo çështje të tjera të ndjeshme, si edhe angazhimet e shumta të ditës, mund të krijojnë tension. Megjithatë, ju keni mundësinë të zgjidhni si do të reagoni. Ruani optimizmin dhe mos lejoni që konfliktet t’ju prishin humorin.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mundohuni të shmangni debatet për para, sidomos me fëmijët, partnerin romantik ose persona të tjerë të afërt. Konflikte të tilla vetëm sa do t’jua prishin ditën. Në vend të kësaj, përqendrohuni te puna dhe përfundoni detyrat tuaja. Produktiviteti do t’ju japë kënaqësi dhe vetëbesim.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Sot mund të ketë tensione me partnerin, miqtë e ngushtë ose familjarët. Nëse përfshiheni në debat, vështirë se do të fitoni diçka. Më mirë qëndroni të qetë dhe mos reagoni menjëherë. Nesër pritet të jetë një ditë shumë më e favorshme dhe produktive.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nëse dikush ju sulmon me fjalë, sidomos një koleg pune ose edhe një person me të cilin nuk shkoni mirë, do të tundoheni t’i përgjigjeni në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, mendoni për qetësinë tuaj shpirtërore. Mos lejoni që fjalët e të tjerëve t’ju prishin ditën. Në disa raste, zgjedhja më e mirë është t’i injoroni.