Horoskopi ditor - 02 Jul 2024
Dashi
21 mars - 19 prillNjë energji e mirë do të ndikojë edhe te ju. Kjo do të ketë ndikim edhe brenda familjes. Kështu që nëse keni në plan për të blerë artikuj për shtëpi, ky është momenti i duhur.
Demi
20 prill - 20 majVazhdoni të punoni derisa t’i përmirësoni aftësitë tuaja. Studioni, praktikoni dhe kërkoni vazhdimisht teknika të reja. Po mendoni për të ardhmen që të jeni sa më të sigurt. Nevoja për më shumë liri ka nisur të shtohet.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNjerëzit që ju kanë kritikuar për idetë tuaja në mënyrë që të përmirësoni diçka në shtëpi do të ndryshojnë sjelljen. Nuk keni menduar kurrë se do të fillojnë të ju mbështesin. Mos i pyesni pse e kanë ndryshuar mendjen, thjesht vazhdoni me planet tuaja.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikDo të jeni shumë të zënë mirëpo në fund të ditës jeni shumë të lumtur me pasojat që po sjell i tërë mundi. Dikur nuk keni menduar kurrë se do të mund t’i arrini të gjitha qëllimet. E tash, jeni më afër se kurrë të arrini një qëllim të veçantë.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë situatë tensionuese do t’ju bëjë të ndiheni keq. Dikush me të cilin jetoni ose punoni e ka një problem që edhe juve po ju shkakton shumë stres. Ndihmojeni të gjejë një zgjidhje në mënyrë që edhe ju të ndiheni më mirë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorDikush që nuk ju ka lënë përshtypje të mira në fillim, rezulton një person pozitiv që gjithmonë keni dashur ta keni në vendin e punës. Sapo të filloni bisedën me të do të ketë humor të hatashëm.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNjerëzit nga komuniteti juaj do të jenë të ftuar në një takim për të ndarë disa nga eksperiencat e tyre. Nëse keni një çështje për të ngritur, jini të gatshëm të flisni. Jeni beqar/e? Dikush brenda komunitetit ka vëmendjen tuaj.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorDikush i afërt po e bën të qartë se po mundohet shumë që një marrëdhënie të funksionojë. Kjo është mundësia juaj që ta rindërtoni këtë lidhje.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNjerëzit mund të jenë pak kritikues kur ju tregoni planet tuaja, mirëpo për ju mjafton që dikush i afërt po i aprovon idetë tuaja. Pas një pune të lodhshme, organizoni një pushim për t’u çlodhur.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDuhet të shihni se si është zgjedhur më herët një problem për të vazhduar ju me udhëheqjen. Disa evente në të cilat jeni ftuar të merrni pjesë kanë disa mundësi që duken shumë të mira për të qenë të vërteta. Kini kujdes!
Ujori
janar 20 - 18 shkurtTë ndihmosh njerëzit e komunitetit të mos bien pre e mashtrimeve të disa artistëve e manipulatorëve, ju e konsideroni detyrë tuajën. Ju i respektoni rregullat aty ku dhe kur duhet, por asnjëherë nuk do ta toleroni padrejtësinë.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsËshtë më e lehtë për dikë që ju t’i merrni disa përgjegjësi në vendin e tij. Mos bini dakord, pasi po jua merr ndihmën tuaj si të mirëqenë. Nëse përsëri ka kërkesa të tilla, mos hezitoni të thoni jo.