Sipas mediave botërore, studioja “Paramount Pictures” do të distribuojë filmin “Rush Hour 4”, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar personalisht rikthimin e vazhdimit të katërt të projektit të njohur komedi dhe aksion.
Besohet se presidenti amerikan i ka kërkuar Larry Ellisonit, themeluesi miliarder i kompanisë “Oracle” që zotëron studion “Paramount”, të publikojë versionin e ardhshëm të filmit me aktorë protagonistë, Jackie Chan dhe Chris Tucker.
Kanë kaluar pothuajse dy dekada që kur u publikua “Rush Hour 3” dhe nuk ka pasur asnjë lëvizje për vazhdimin e katërt, që kur “Warner Bros” shkëputi bashkëpunimin me regjisorin Brett Ratner në vitin 2017, pas akuzave ndaj tij për sjellje të pahijshme seksuale. Ndër vite janë kontaktuar disa studio për realizimin e filmit të ri, për të cilin tashmë ekziston një skenar, por përfshirja e Ratnerit thuhet se e ka pezulluar projektin.
Filmat “Rush Hour” duket se janë ndër të preferuarit e presidentit Trump, në mesin e shumë të tjerëve si, “Goodfellas”,”Godfather”, “Good the Bad and the Ugly” dhe “Citizen Kane”.
Ndërsa shumë prej yjeve të Hollywoodit kanë qenë kritike ndaj Donald Trumpit, aktorët Jackie Chan dhe Chris Tucker, nuk e kanë sulmuar publikisht udhëheqësin republikan.