Horoskopi ditor - 03 Jul 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Ndryshimet e mëdha do të jenë për të mirën tuaj. Është koha për fillime të reja që lidhen me karrierën. Planet që i keni pasur për këtë ditë mund të mos realizohen nëse njerëzit e tjerë kanë pasur ide të tjera. Të qenit fleksibil do t’ju hapë rrugë për suksese personale e profesionale.

Demi

20 prill - 20 maj

Do të ndiheni se jeni shumë me fat, pasi ta pranoni një ofertë, me të cilën do ta përmbushni një qëllim që keni. Kjo është diçka personale e jo profesionale. Do të jetë e nevojshme të jini të kujdesshëm me reagimet e njerëzve, në momentin kur i ndani lajmet që keni. Dikush nuk do të jetë edhe aq mbështetës sa keni menduar se është.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

U keni dhënë rëndësi më shumë miqve e komunitetit sesa familjes. Një familjar po ndihet i neglizhuar dhe ndiheni tmerrësisht keq që nuk i keni dëgjuar nevojat dhe ndjenjat e tyre. Largohuni pak nga obligimet të cilat ju mbajnë larg familjes.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Përderisa keni një synim, përqendroheni plotësisht në këtë objektivë. Keni aftësi për ta kryer në mënyrë të shkëlqyeshme çfarëdo që vendosni të bëni. Ia vlen ta merrni parasysh një ofertë interesante udhëtimi. Gjithë çfarë ju duhet të bëni është ta kapni telefonin dhe të kërkoni gjërat që ju interesojnë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Gjithmonë i shikoni faktet, kur diskutoni rreth një projekti të rëndësishëm. Para se të kaloni te faza tjetër, ka disa hollësi dhe koncepte kryesore për të cilat ju duhet të flisni me një profesionist. Sigurohuni që t’i kryeni me kohë disa obligime financiare dhe ligjore.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Ndoshta nuk e keni energjinë që duhet, por duhet t’i rregulloni pak gjërat në jetën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë t’i sqaroni disa dyshime gjatë rrugës. Do të ndiheni të çliruar nëse i fshini disa gjëra nga lista e gjërave që duhet të bëni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Po brengoseni rreth situatës së tanishme të një të afërmi. Do ta pranojnë se kanë probleme, por nuk duan të flasin rreth tyre. Në vend se të ndërhyni, është më mirë t’i lini që vetë t’i zgjidhin problemet. Duhet ta dinë se jeni aty për ta kur kanë nevojë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Të gjithë duhet ta dinë se keni të drejtë ta keni mendimin tuaj. Po mundoheni t’i kënaqni të tjerët edhe pse po dilni në kundërshtim me veten. Dikush po mundohet t’ju shtyjë të besoni në gjërat që ata besojnë. Do t’i dëgjoni, por gjithashtu do ta dini një kufi. Nuk doni që njerëzit t’ju bëjnë presion rreth gjërave personale.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Shumë gjëra po ju shpërqendrojnë përreth, por në fillim do t’ia arrini t’i injoroni. Me kalimin e kohës njerëzit do të mundohen t’jua marrin vëmendjen dhe t’ju tërheqin drejt problemeve të tyre. Mënyra më e mirë për të punuar është kur punoni në heshtje.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Ka ardhur një kohë që jeni lodhur duke punuar përkrah dikujt që gjithmonë u ikën përgjegjësive. Mos lejoni të ndodheni në një mjedis joproduktiv. Problemi është se nuk po e kryejnë pjesën e tyre të punës dhe nuk doni t’i kryeni edhe punët e tyre edhe punët tuaja.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Do të keni mundësi të punoni me gjysmë orari gjatë kësaj kohe. Këtë gjë keni qenë duke e pritur për shkak se keni nevojë për para shtesë. Interesohuni menjëherë se si duhet të aplikoni ose thirrni dikë për t’ju dhënë më shumë informata.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Shpeshherë mundoheni shumë që t’i kënaqni të tjerët saqë përfundoni duke bërë gjëra që s’doni. Mos lejoni që t’ju ngacmojnë, kur vendosni ta kufizoni kohën që kaloni me ta. Nëse ndokush mundohet t’ju bëjë presion për të bërë diçka, fillimisht mendoni për veten. Zgjidhni rrugën tuaj.