Ish-reprezentuesi i Zvicrës U20 Lavdim Zumberi është transferuar te skuadra e Feronikelit 74. Mesfushori është transferuar si futbollistë i lirë.
“Lavdim Zumberi ka përfunduar transferimin e tij te Feronikeli 74. Zumberi i bashkohet Feronikelit si lojtar i lirë, duke shtuar përvojën dhe talentin e tij në ekip. Ai ka treguar aftësi të shkëlqyera gjatë karrierës së tij, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve”, ka shkruar klubi nga Drenasi të premten në rrjetet sociale.
Zumberi së fundi ishe pjesë e skuadrës së Badenit që bënë gara në kategorinë e tretë të futbollit zviceran. Karrierë ka bërë edhe te Wili dhe te të rinjtë e Zurichut.
Nikli e ka nisur në mënyrën më të keqe edicionin sivjet në Superligë. Ka një pikë pas shtatë ndeshjeve në vendin e fundit.
-
Zumberi i Feronikelit 74 figuron si lojtar i FC Badenit në sistemin TMS
-
Pse Ballkani kërkon pikët në tavolinë ndaj Feronikelit 74?
-
Fitore në tavolinë e Ballkanit ndaj Feronikelit 74
-
Fitorja e dytë për Feronikelin 74, disfata e shtatë për Vushtrrinë
-
Feronikeli 74 po fiton ndaj Vushtrrisë pas pjesës së parë