Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zogaj merr drejtimin e organizatës së gjyqtarëve elitarë të futbollit në Zvicër

Bekim Zogaj

Bekim Zogaj

Ish-arbitri i futbollit, Bekim Zogaj është emëruar menaxher i gjyqtarëve elitarë në Federatën e Futbollit të Zvicër. Këtë e bëri të ditur federata të mërkurën në sajtin zyrtar.

Zogaj e zëvendëson Brent Reiberin, ndërsa punën do ta nisë më 1 shtator. Zogaj deri më tani ishte zëvendës i drejtorit të referimit elitar në federatën zvicerane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tani nga niveli strategjik ka kaluar në nivelin operacional të referimit elitar, ka shkruar federata zvicerane.

Zogaj ishte asistent-refer, ndërsa ka pasur karrierë të suksesshme ndërkombëtare.