Ish-arbitri i futbollit, Bekim Zogaj, ka marrë detyrë të rëndësishme në Federatën e Futbollit të Zvicrës.
Zogaj është emëruar zëvendësshef i arbitrave zviceran të futbollit, ka njoftuar të enjten Federata e Futbollit e Zvicrës. “Prej 1 janarit 2025, Bekim Zogaj është zyrtarisht zëvendës i shefit të arbitrave, Dani Wermelinger”, shkruan në njoftim.
Ai do të jetë udhëheqës i arbitrave anësorë, pos punës së rregullt në inxhinierinë civile në Winterthur.
45-vjeçari u pensionua si arbitër i Superligës së Zvicrës në vjeshtën e vitit 2024 pas 220 ndeshjeve.
Zogaj ishte pjesë e ekipit të zviceranit Sandro Schaerere, si gjyqtar anësor në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Si 17-vjeçar ai luajti në klubin Wiesendangen. Drejtoi ndeshjet fillimisht si refer kryesor dhe më pas u fokusua në karrierën si asistent, ku arriti në nivel ndërkombëtar.
-
Zogaj merr drejtimin e organizatës së gjyqtarëve elitarë të futbollit në Zvicër
-
Largimi i arbitrit Zogaj në momentin e tij më të mirë
-
Shqiptarët me arbitër në Euro 2024, Zogaj në ekipin e Zvicrës
-
Federata zvicerane do të rishqyrtojë përkrahjen për Infantinon
-
Pse Zvicra tani është vend i futbollit, sipas Xhemailit