Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zjarr në stadiumin e Baselit, shtyhet ndeshja me Thunin

stadium

Ndeshja mes Thunit dhe Baselit nuk do të zhvillohet të shtunën. 

Arsyeja është sepse dhoma e zhveshjes në stadiumin “St. Jakob-Park” është përfshirë nga zjarri të premten mbrëma. 

Autoritetet në Basel kanë thënë se nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale ishin të mëdha. 

“E gjithë dhoma e zhveshjes ishte e shkatërruar. Janë dëmtuar edhe dhomat me pajisje, rekuizitat e lojtarëve dhe të trajnerëve. Zyra e trajnerit, menaxherit të ekipit, dhomat e fizioterapistëve, dushet dhe gjëra tjera me rëndësi, janë shkatërruar po ashtu”, ka njoftuar Baseli të shtunën në mëngjes. 

Thuni është lider në Superligën e Zvicrës me 71 pikë. Baseli është i katërti me 53 pikë.