Futboll

Baseli merr vendim për duhanpirësit në stadium

Basel

Kampioni i Zvicrës në futboll, Baseli, ua ka ndaluar shikuesve pirjen e duhanit në të gjitha tribunat e stadiumit “St. Jakob-Park” për të gjitha garat. Vendimi është bërë i ditur nga klubi zviceran të mërkurën.

“FC Basel 1893 ka marrë një vendim mbi një temë që është debatuar në polemika për një kohë të gjatë. baseli tani dëshiron ta vendosë shëndetin dhe mirëqenien e jo-duhanpirësve më lart dhe ka ndaluar pirjen e duhanit në të gjitha nivelet e teibunave për të gjitha garat. Pirja e duhanit mbetet e lejuar në hapësirat përreth stadiumit dhe sigurisht edhe jashtë hyrjeve në “zonën e stadiumit’. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj”, shkruan në njoftimin e Baselit.

Baseli zë vendin e tretë me 12 pikë nga gjashtë ndeshje.