Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dalin pamjet nga zhveshtorja e djegur e Baselit

Dalin pamjet nga zhveshtorja e djegur e Baselit

Baseli ka publikuar të mërkurën fotografi nga dhoma e zhveshjes, e cila u përfshi nga zjarri natën e së shtunës së kaluar.

Në fotografitë e publikuara shihen shumë këpucë të futbollit dhe rekuizita tjera të klubit të djegura, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. Sipas klubit, hetimet fillestare tregojnë se zjarri shpërtheu nga zona e saunës.

“Prioriteti kryesor i Baselit tani është t’i luajë tre ndeshjet e mbetura në shtëpi”, shkruan në njoftimin e kampionit të Zvicrës.

Te Baseli kapiten është Xherdan Shaqiri.