Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, debutoi në Ligën e Kampionëve. Luajti 90 minuta. Por ai me ekipin e tij Lille pësuan disfatë nga Sporting Lisbona të martën mbrëma.
Ndeshja Sporting – Lille u zhvillua në Lisbonë dhe i takoi xhiros së parë të Ligës së Kampionëve. Viktor Gyokeres shënoi golin e parë në minutë ne 38-të, kurse të dytin në minutën e 65-të e shënoi Zone Debast.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjen e dytë, Lille e luan kundër Real Madridit në shtëpi, kurse Sportingu në udhëtim ndaj PSV-së.
Sportingu me epërsi pas pjesës së parë, debuton Zhegrova
Sportingu i Lisbonës e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes kundër Lillet.
Skuadra portugeze golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi nëpërmjet Viktor Gyokeres në minutën e 38-të.
Dy minuta pas golit të pësuar, Lille mori tjetër goditje. Mbeti me një lojtarë më pak në fushë. Angel Gomes u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.
Me fanellën e Lillet në Champions ka debutuar Edon Zhegrova.