Besfort Zeneli ka shkëlqyer të dielën mbrëma në Belgjikë.
Zeneli ishte lojtari më i mirë i ndeshjes të cilën Royale Unioni e fitoi 3:1 në udhëtim te St Truideni, në xhiron e 30-të të kampionatit elitar belg. Zeneli asistoi në dy golat e parë për epërsinë 2:0, në minutat 23 dhe 27.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas shënoi vetë për 3:0, në minutën e 56-të.
Besforti, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, luajti deri në minutën e 75-të, kurse Arbnor Muja u zëvendësua në minutën e 62-të te vendësit.
23-vjeçari Zeneli i ka dy gola e tri asistime në këtë edicion për skuadrën belge.
Royale Unioni i pari i ka 66 pikë, tri më shumë se Club Brugge.