Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Yll Gashi shënon golin e parë për ekipin e dytë të Bayernit

Yll Gashi

Talenti kosovar, Yll Gashi, e ka shënuar golin e parë me fanellën e ekipit të dytë të Bayernit.

Gashi realizoi golin për 1:1 në minutën e 40-të, ndërsa Bayerni u mposht të martën nga Nurnbergu 2 me rezultat të thellë, 4:1.

Ndeshja Nurnberg – Bayern, i takoi xhiros së 30-të të “Regionalliga” të Gjermanisë.

Për 18-vjeçarin e talentuar është goli i 11-të, ndërsa ka edhe katër asistime për grupmoshat e reja të Bayernit.