Futboll

Yamal merr numrin 10 te Barcelona

Lamine Yamal

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se Lamine Yamal do ta vazhdojë kontratën në ditëlindjen e 18-të. Marrëveshja thuhet se është arritur, ndërsa me kontratë të re talenti spanjoll merr edhe numrin 10 në fanellë.

Dhjetëshin e kishte bartur më parë Ansu Fati, i cili konsiderohej shpresa e madhe e Barcelonës.

Megjithatë, karriera e 22-vjeçarit nuk u zhvillua siç ishte shpresuar. Është në pikëpyetje nëse ai ka ende të ardhme në klub. 

Gjërat janë krejt ndryshe për Yamalin. Ai pritet të zhvillojë karrierë të madhe si Lionel Messi, Rivaldo dhe Ronaldinho, të cilët mbanin po ashtu numrin 10.

Yamal do të marrë një pagë vjetore prej rreth 25 milionë euro. Kontrata e re do të bëhet publike më 13 korrik.