Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhemaili vendos turneun Botëror të futbollit mbi borë

Blerim Xhemaili

Edicioni i 13-të i turneut të futbollit mbi borë është organizuar të enjten në Arosa të Zvicrës.

Shumë yje të futbollit që kanë lënë gjurmë te Zvicra, Gjermania dhe Holanda, ishin pjesëmarrës në këtë garë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ishte Blerim Xhemaili që vendosi gjithçka.

Veteranë të futbollit si Ëesley Sneijder, Lucio, Timo Hildebrand, Xhemaili, Admir Mehmedi, Alex Frei e Diego Benaglio po ashtu luajtën në turne.

Finalen ndërmjet Zvicrës dhe Gjermanisë, e fitoi nikoqirja e turneut 8:6.

“Figura që shkëlqeu në terrenin rrëshqitës ishte Blerim Xhemaili – kampioni hero i Zurichut në vitin 2022. Mesfushori, i cili u pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2023, vazhdimisht i udhëhoqi bashkëlojtarët. Shënoi ‘hat-trick’ në finale dhe ishte golashënuesi më i mirë i turneut”, ka shkruar “20min.ch” të enjten mbrëma.

Mario Basler e Wesley Sneijder nuk ishin ndarë të kënaqur me referimin në këtë turne.

Por Luci ka thënë se këto gjëra ndodhin, pasi të gjithë këta janë ish-futbollistë profesionistë dhe dëshirojnë të fitojnë gjithmonë.