Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kaos në ndeshjen e Zvicrës, dy fishkëllima përfundimtare

Zvicer

Ndeshja miqësores mes Zvicrës dhe Jordanisë përfundoi me kaos mes motit ekstrem, të dielën.

Gjyqtari i ndeshjes fishkëlleu për fundin e ndeshjes në minutën e 88-të, pasi disa minuta me shi të rrëmbyeshëm mbuluan fushën me ujë. Zvicra ishte duke udhëhequr 4:1 në ndeshjen e fundit para udhëtimit për në SHBA. Me këtë rezultat përfundoi takimi në St. Gallen.

Skuadra zvicerane bëri një xhiro nderi dhe disa lojtarë përfunduan intervistat para se të bëhej e ditur që gjyqtari norvegjez Rohit Saggi kishte thirrur ekipet dhe u kishte thënë të përgatiteshin për t’u rikthyer në fushë për të përfunduar 90 minutat.

Pra ndeshja nuk kishte përfunduar, ashtu si kishin menduar të gjithë, por ishte pezulluar për shkak të shiut, sipas një interpretimi të bërë më pas.

Federata zvicerane më pas njoftoi se “ndeshja nuk ka përfunduar dhe do të luheshin minutat e fundit”.

Edhe Xhaka i frustruar: Me këtë vendim arbitri e mbyti ndeshjen Botërori 2026 3 d. më parë Xhaka i frustruar: Me këtë vendim arbitri e mbyti ndeshjen

Ndeshja rifilloi pas një shtyrje prej 15 minutave, me ujin që ngadalësonte topin. Dhe tre minuta pasi lojtarët u kthyen në fushë u dha fishkëllima tjetër për fundin e ndeshjesh.

Granit Xhaka e shënoi njërin gol në fitore. Te Zvicra luajti në pjesën e dytë edhe Ardon Jashari.

Përfaqësuesja zvicerane të martën udhëton për në SHBA.


Zvicra bindëse, Xhaka shënon gol

Mesfushori Granit Xhaka e ka shënuar golin e tretë në fitoren bindëse 4:1 të Zvicrës ndaj Jordanisë.
Xhaka e shënoi golin për 3:0 në minutën e nëntë shtesë të pjesës së parë.

Kapiteni Xhaka ishte i saktë nga penalltia, ndërsa luajti deri në minutën e 61-të.

Edhe Xhaka “përplas” shishen në tokë dhe Zvicra ndezet Botërori 2026 1 j. më parë Xhaka “përplas” shishen në tokë dhe Zvicra ndezet

Për Zvicrën në pjesën e dytë u paraqit edhe mesfushori tjetër shqiptar, Ardon Jashari.
Ndeshja miqësore u zhvillua në St. Gallen. 

Tre golat e tjerë në testin e parë të helvetikëve para Botërorit që nis më 11 qershor, i shënuan Breel Embolo, Dan Ndoye dhe Christian Gassnacht.
Golin e nderit për mysafirët e realizoi Odeh Al-Fakhouri.

Më 6 qershor, Zvicra e luan edhe testin e fundit para Botërorit në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Në San Diego do të përballet me Australinë.

Zvicra do të përballet me Katarin, Bosnjë Hercegovinën dhe Kanadanë në Botëror.


Xhaka shënon gol për Zvicrën

Mesfushori Granit Xhaka ka shënuar gol për Zvicrën.
Kapiteni Xhaka shënoi nga penalltia në minutën  e nëntë shtesë të pjesës së parë. Zvicra e mbylli 3:0 pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Jordanisë.
Miqësorja po zhvillohet në St. Gallen.
Në stol te Zvicra është edhe mesfushori, Ardon Jashari.

Edhe Xhaka duhej ta gjuante penalltinë e tretë, por pse vendosi për të parën? Botërori 2026 1 j. më parë Xhaka duhej ta gjuante penalltinë e tretë, por pse vendosi për të parën?