Ndikimi i Granit Xhakës te Sunderlandi është shumë i madh. Ai ka kohë që vlerësohet transferimi më i mirë i këtij edicioni në Premier League.
Pos në organizim të lojës, Xhaka shquhet edhe për aftësitë defanzive. Madje është i vetmi lojtar në pesë ligat evropiane që ka mbi 100 veprime të suksesshme në ndalimin e pasimit të kundërshtarit.
Xhaka ka ndalur 103 pasime të kundërshtarëve dhe është i vetmi në ligat e mëdha që ka kaluar shifrën 100 në këtë edicion. Këtë statistikë interesante të Xhakës e ka paraqitur të hënën Sunderlandi. Ky element ka të bëjë me marrjen e topit nga kundërshtari, duke e lexuar si duhet lojën e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhaka nominohet nga Premier League për transferimin më të mirë të edicionit
-
Xhaka ishte i shkëlqyer ndaj Man. Unitedit, e dëshmojnë statistikat
-
Sunderlandi njofton për paraqitjen e 250-të të Xhakës në Premier League
-
Tjetër vlerësim për Xhakën në Angli
-
Legjenda angleze e vlerëson sensacionale dhe kryevepër paraqitjen e Xhakës