Më 6 dhjetor, Granit Xhaka u zëvendësua në minutën e 72-të në disfatën 3:0 nga Manchester City. Nuk ishte zëvendësim i zakonshëm, por ishte i pari deri tani, dhe i vetmi këtë sezon. Xhaka ka qenë titullar në 17 ndeshje, dhe i ka luajtur nga 90 minuta në secilin prej 16 ndeshjeve të tjera, ka shkruar mediumi “Kicker” të shtunën.
Xhaka ishte lojtar vendimtar edhe te Bayer Leverkuseni. I domosdoshëm për ish-trajnerin e asaj skuadre, Xabi Alonson. Por, çfarë e tërhoqi të shkonte te një klub më i vogël? “Për momentin është më e kënaqshme për mua nëse del një lojtar i Sunderlandit tim brenda pak vjetësh, dhe unë kam qenë në gjendje që të kontribuoj në zhvillim. Kjo më kënaq më shumë sesa t’i shënoj 50 gola apo të jem i rrethuar nga yje”, ka thënë ai për “Suddeutsche Zeitung”.
Te Sunderlandi, Xhaka është ylli aktualisht, i rrethuar nga lojtarë të rinj. Kjo është e rëndësishme për 33-vjeçarin. Ai dëshiron ta kujtojë kohën si futbollist i ri, sepse në atë kohë kishte nevojë për përkrahje.
Xhaka në intervistën e dhënë së fundmi ka folur edhe për transferimin te Sunderlandi. Ka pasur shumë kritika në drejtim të tij, por vendimi për t’iu bashkuar Sunderlandit doli të jetë i qëlluar.
“Disa vendime marrin kohë, por unë vendosa menjëherë. Pronari më thirri dikur në qershor, rreth orës 11 të natës”, deklaroi Xhaka. Shqiptarët, thirrja në telefon në atë kohë ka të bëjë me diçka të keqe, apo të mirë, shkruan “Kicker”. Xhaka fillimisht kishte menduar se ishte shaka, pasi nuk besonte se ai po e thërriste atë.
Pronari ishte zvicerani Kyril Louis-Dreyfuss, i cili Sunderlandin e kishte marrë prej vitit 2020. Xhaka nuk e dinte se Sunderlandi ka pronar zviceran.
“Çelësi i transferimit ishte se asnjë pronar tjetër nuk më kishte thirrur personalisht në transferimet e mëparshme. Kjo më ka impresionuar”, ka theksuar Xhaka.
Xhaka në edicionin aktual ka kontribuuar me një gol e katër asistime në elitën e futbollit anglez. Kapiteni i Zvicrës dhe futbollisti me më së shumti paraqitje me helvetikët, gjithsej 143, të dielën nga ora 15:00, luajnë ndaj Leeds Unitedit në “Stadium of Light”.
Sunderlandi është i shtati me 27 pikë, ndërsa Leedsi i 16-ti i ka 19 pikë.