Pensionimi nga përfaqësuesja e Xherdan Shaqirit, Yann Sommerit dhe Fabian Scharrit në verën e kaluar, ka lënë hapësirë te Zvicra. Kjo hapësirë është përgjegjësi kryesisht e Granit Xhakës.
“Është padyshim sfida më e madhe me të cilën jam përballur që kur kam debutuar në ekipin nacional”, ka thënë Xhaka në konferencë për shtyp në SHBA, ku me Zvicrën po qëndron për dy ndeshje miqësore.
“Kemi mbetur pa personalitete të mëdha dhe tani varet nga lojtarët me përvojë si Manuel Akanji, Ricardo Rodriguez, Remo Freuler dhe unë që të udhëheqim këtë ekip të ri”, ka shtuar kapiteni i Zvicrës.
Xhaka do të jetë 33-vjeçar në shtator. Ai e di që Botërori i vitit të ardhshëm do të jetë i katërti dhe i fundit për të, nëse Zvicra kualifikohet. Ai ka çka të mësojë lojtarët më të rinj në përfaqësuese.
“Ka të bëj me atë që t’u tregohet çka do të thotë të punosh fort, të japësh çdo gjë, të qëndrosh i motivuar dhe natyrisht, të dëshirosh të fitosh”, ka shpjeguar Xhaka, shkruan SRF.