Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Wolfsburgu siguron plejautin në xhiron e fundit, bien Heidenheimi e St. Pauli

Wolfsburg

Skuadra e Wolfsburgut e ka siguruar plejautin në Bundesligën gjermane dhe i ka shpëtuar rënies direkte nga Bundesliga, në xhiron e fundit të kampionatit.

Të shtunën në kuadër të xhiros së 34-t, Wolfsburgu fitoi 3:1 në udhëtim te St. Pauli. St. Pauli mbeti i fundit me 26 pikë. Me 26 pikë e përfundoi sezonin edhe Heidenheimi në vendin e parafundit, përkatësisht të 17-tin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyja këto skuadra do të bëjnë gara në kategorinë e dytë të futbollit në Gjermani në edicionin e ardhshëm.

Wolfsburgu me fitore përfundoi në pozitën e 16-të, të plejautit, me 29 pikë.

Te Wolfsburgu në edicionin tjetër do të luajë mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj. Rexhbeçaj kthehet e skuadra e fëmijërisë. Në këtë edicion ishte pjesë e Augsburgut.

Heidenheimi pësoi humbje 2:0 në shtëpi nga Mainzi. Arijon Ibrahimoviqi luajti për 65 minuta te Heidenheimi, kurse portieri Diant Ramaj mbeti në bankën rezervë.