Futboll

Vojvoda asiston në Kupë të Italisë

Vojvoda Como

Mërgim Vojvoda ka kontribuar me një asistim të shtunën mbrëma në fitoren e skuadrës së Comos. 

Como fitoi 3:1 ndaj Sudtirolit në shtëpi në kuadër të raundit të parë të Kupës së Italisë. 

Reprezentuesi i Kosovës, Vojvoda, asistoi te goli i barazimit për 1:1 të cilin e realizoi Anastasios Douvikas në minutën e 39-të. Ai e kompletoi ndeshjen. 

Sudtiroli bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit italian. 

30-vjeçari Vojvoda pjesë e Comos është nga shkurti i këtij viti. Ai u transferua nga Torino për 2 milionë euro. 

Në 11 ndeshjet e zhvilluara edicionin e kaluar në Serie A me Comon, mbrojtësi i krahut të djathtë shënoi një gol dhe bëri dy asistime.

Vojvoda