Mërgim Vojvoda ka kontribuuar me asistim tek Udinese, që ka avancuar në 1/8 e finales të Kupës së Italisë. Në ndeshjen e 1/16 të finales, Udinese e eliminoi Venezian. Albion Rrahmani ishte titullar te Venezia, por është zëvendësuar në minutën e 74-t për shkak të një lëndimi. Mediumet në Itali nuk kanë saktësuar se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.
Të dy janë reprezentues të Kosovës, por Vojvoda avancoi tutje pas fitores 2:1 të mërkurën mbrëma.
Vojvoda asistoi në golin për 1:1 ndërsa luajti deri në minutën e 72-të.
Udinese në raundin tjetër të garës përballet me Atalantan.
Vojvoda regjistron asistimin e parë me Udinesen
Mërgim Vojvoda e ka regjistruar asistimin e parë me fanellën e Udineses.
Vojvoda me Udinesen po përballen me Venezian e Albion Rrahmanit.
Të dy reprezentuesit e Kosovës janë titullarë, ndërsa ndeshja i takon 1/16 të finales të Kupës së Italisë.
Edhe
Vojvoda humb nga ish-skuadra
Vojvoda asistoi për 1:1 në minutën e 34-t. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Vojvoda në verë iu bashkua Udineses nga Como.