Sulmuesi Shkëlqim Vladi kontribuoi me gol në fitoren 4:1 të Luganos ndaj Zurichut, të dielën në ndeshjen e xhiros së 15-të të elitës zvicerane.
24-vjeçari shënoi në minutën 30-të për 3:1. Mirlind Kryeziu asistoi në golin e Zurichut të realizuar në minutën e nëntë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVladi i ka dy gola e dy asistime në nëntë paraqitje.
Amir Shaipi, Albian Hajdari e Vladi startuan te Lugano. Kryeziu e Bledian Krasniqi startuan te Zurichu.
Lindrit Kamberi u aktivizua në vend të Kryeziut në minutën e 69-të.
Lugano është në vendin e parë me 28 pikë. Zurichu i ka 26.