Shqipëria dhe Serbia pritet të organizojnë bashkë Kampionatin Evropian të futbollit U21 në vitin 2027.
Siç ka konfirmuar UEFA të enjten, kandidatura e dy shteteve është e vetmja që ka qenë brenda afateve, ka shkruar Associated Press.
Belgjika dhe Turqia kishin shprehur interesim në të kaluarën, por s’kishin aplikuar me kohë.
Vendimi pritet të merret më 16 dhjetor në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Dy federatat ishin bashkuar në maj për organizimin e turneut me 16 kombëtare. Garës i duhen tetë stadiume për 31 ndeshje.
Agjencia prestigjioze e lajmeve ka shkruar edhe për tensionet e së kaluarës në futboll mes dy kombëtareve dhe për “ndeshjen e dronit” më 2014. Po ashtu ka shkruar për suspendimin e Mirlind Dakut në “Euro 2024”, pasi përmes megafonit kishte fyer serbët.
-
UEFA del me njoftimin për organizimin e Evropianit U21
-
E kryer, Shqipëria e Serbia organizojnë Evropianin 2027
-
Evropiani Shqipëri – Serbi po realizohet
-
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për ta organizuar Evropianin U21
-
FSHF-ja nuk e përmend që Evropianin 2027 e organizon së bashku me Federatën e Serbisë