Shqipëria dhe Serbia kanë shpallur kandidaturë të përbashkët për ta organizuar Kampionatin Evropian për 21 vjeçarët, ka konfirmuar të mërkurën presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka.
Duka ka konfirmuar kandidaturën bashkë me Serbinë për Evropianin që do të mbahet në vitin 2027. Ka shtuar se Shqipëria e vetme nuk i plotëson kushtet.
“Shqipëria e vetme s’mund të plotësojë kushtet. Duhen tetë stadiume minimalisht”, ka thënë ai.
Për ta marrë organizimin, Duka ka deklaruar se duhet angazhim i madh edhe i qeverive të dy vendeve respektive. E ka cilësuar lajm të mirë për “popullin shqiptar dhe serb”.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka bllokuar komentet në rrjetet sociale.
Edhe
FSHF-ja nuk e përmend që Evropianin 2027 e organizon së bashku me Federatën e Serbisë
“Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022, dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17, FSHF kërkon të organizojë një tjetër event madhor të futbollit europian. Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21. FSHF i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni. Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21. Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit”, thuhet në njoftim.
LEXO EDHE: