Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vetëm barazim për Zvicrën

Zvicra

Zvicra mori vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Serbisë.

Të premten mbrëma në Zurich ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë përfundoi 1:1. Zeki Amdouni kaloi në epërsi Zvicrën në minutën e 78-të me supergol. Ndërkohë për Serbinë shënoi Aleksa Terziq në minutën e 88-të, pas një kundërsulmi.

Granit Xhaka e udhëhoqi si kapiten Zvicrën. U ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa kishte një moment tensioni me lojtarët e Serbisë. Andi Zeqiri u aktivizua në pjesën e dytë.

Serbia humbi penallti po ashtu.

Një xhiro para fundit, Zvicra i ka vetëm dy pikë dhe është e fundit në grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Edhe Shkon në vazhdime edhe ndeshja mes Argjentinës e Zvicrës Botërori 2026 2 j. më parë Shkon në vazhdime edhe ndeshja mes Argjentinës e Zvicrës

Ka pasur thirrje anti-Kosovë nga huliganët serbë në ndeshjen në Zuerich. Po ashtu është shfaqur flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës. 

Të hënën, Zvicra luan ndaj Spanjës në Tenerife, ndërsa Serbia e pret Danimarkën.

Lexo përditësimet tjera
Granit Xhaka

Vetëm barazim për Zvicrën