Futboll

Vdiq lojtari që u godit nga rrufeja

rrufe

Gjatë një ndeshje në Peru, një lojtar mbeti i vdekur nga rrufeje, ndërsa disa të tjerë u lënduan. Të dielën, ndeshja e nivelit amator mes skuadrave peruane, Juventud Bellavista dhe Familia Chocca u zhvillua në kushte të rënda atmosferike. 

Kur gjyqtari vendosi të ndërpresë ndeshjen, një lojtar u godit nga rrufeja dhe disa të tjerë u lënduan, në momentin që lojtarët e dy skuadrave po largoheshin nga fusha, shkruan “20 Minuten” të martën.

Fatkeqësisht, mbrojtësi Jose Hugo de la Cruz Meza vdiq në spital disa orë pasi u godit nga rrufeja, ndërsa portieri Juan Choca është ende në gjendje të rëndë e disa lojtarë tjerë janë ende nën përkujdesje të mjekëve.