Inter Miami ishte në rënie vetëm një javë më parë. Lionel Messi u kujdes që kjo të mos vazhdonte shumë.
Argjentinasi shkëlqeu dhe udhëhoqi Inter Miamin në fitoren 5:1 ndaj Columbus Crew, të shtunën mbrëma. Ishte fitorja e dytë rresht për Miamin.
Messi ishte i përfshirë në të gjithë golat e Miamit. Ai shënoi dy herë. Asistoi dy gola të tjerë, ndërsa ishte i përfshirë në aksionin që solli golin e Luis Suarezit.
Si asnjë lojtar tjetër në ligën MLS të SHBA-së, Messi ka dhjetë gola e gjashtë asistime në 13 paraqitje. Pra ishte i përfshirë në 16 gola.
“Padyshim që ai është lojtari më i mirë që e ka luajtur ndonjëherë këtë lojë. Duhet ta kuptojmë se kur ai nuk është i shkëlqyer, kjo ndodh pasi njëri prej nesh po dështon. Ky është realiteti”, ka thënë trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano.
Messi ka pesë gola në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit.
-
S’ndalet Messi, dy gola të tjerë plus asistim
-
Vazhdojnë magjitë e Messit, gol e tri asistime për kualifikim të Inter Miamit në finale të Konferencës
-
Messi shkëlqen me dy gola e dy asistime për kualifikimin e Inter Miamit
-
Messi vazhdon të tregojë klasin, shënon dy gola të bukur
-
Nuk ndalet Messi, dy gola e asistim në fitoren e Inter Miamit