Futboll

Vazhdon kriza e Llapit, mposhtet thellë nga Suhareka

Llapi - Suhareka

Llapi e ka pësuar disfatën e pestë në nëntë ndeshjet e fundit kampionale.

Të martën pasdite, Suhareka ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Llapit me rezultatin 4:0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Për 1:0 realizoi sulmuesi Mevlan Zeka në minutën e 15-të.

Golin e dytë e shënoi Arvanit Rexhaj në minutën e 17-të. Për 3:0 realizoi Eneid Kodra në minutën e 22-të, ndërsa golin e katërt e shënoi Lorik Boshnjaku në minutën e 94-të.

Suhareka ka 22 pikë dhe është në vendin e pestë në tabelë.

Llapi ka 17 pikë dhe është në vendin e shtatë.

Të shtunën, Llapi luan si mysafir ndaj Ballkanit.

Ndërsa të shtunën luan edhe Suhareka ndaj Malishevës.

Të dyja skuadrat në mesjavën e kaluar u kualifikuan në një të tetën e finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Lexo përditësimet tjera
KF Suhareka

LIVE: Suhareka - Llapi