Vazhdon kriza e Llapit, mposhtet thellë nga Suhareka
Llapi e ka pësuar disfatën e pestë në nëntë ndeshjet e fundit kampionale.
Të martën pasdite, Suhareka ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Llapit me rezultatin 4:0.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Për 1:0 realizoi sulmuesi Mevlan Zeka në minutën e 15-të.
Golin e dytë e shënoi Arvanit Rexhaj në minutën e 17-të. Për 3:0 realizoi Eneid Kodra në minutën e 22-të, ndërsa golin e katërt e shënoi Lorik Boshnjaku në minutën e 94-të.
Suhareka ka 22 pikë dhe është në vendin e pestë në tabelë.
Llapi ka 17 pikë dhe është në vendin e shtatë.
Të shtunën, Llapi luan si mysafir ndaj Ballkanit.
Ndërsa të shtunën luan edhe Suhareka ndaj Malishevës.
Të dyja skuadrat në mesjavën e kaluar u kualifikuan në një të tetën e finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Suhareka po e mposht thellë Llapin
Suhareka është duke fituar thellë ndaj Llapit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3:0 në të mirë të vendësve.
Për 1:0 realizoi sulmuesi Mevlan Zeka në minutën e 15-të.
Golin e dytë e shënoi Arvanit Rexhaj në minutën e 17-të, ndërsa për 3:0 realizoi Eneid Kodra në minutën e 22-të.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Suhareka në epërsi prej tre golash ndaj Llapit
Suhareka ka realizuar edhe dy gola të shpejtë ndaj Llapit në Superligë.
Golin e dytë e shënoi Arvanit Rexhaj në minutën e 17-të, ndërsa për 3:0 realizoi Eneid Kodra në minutën e 22-të.
Suhareka në epërsi
Suhareka ka kaluar në epërsi ndaj Llapit. Për 1:0 realizoi sulmuesi Mevlan Zeka në minutën e 15-të.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.