Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Valverde përfundon me të çara dhe qepje në fytyrë

Federico Valverde

Foto: Associated Press

Pas përleshjes me Aurelien Tchouamenin, Federico Valverde ka përfunduar në spital me të çara në fytyrë, ku i është dashur intervenimi. 

Mesfushorit uruguaian i janë vendosur disa penjë pas goditjes që ka marrë nga mesfushori francez. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas mediumit spanjoll “AS”, Real Madridi nuk është i kënaqur me sjelljen e trajnerit Alvaro Arbeloa, pasi gjatë këtij rasti nuk ka reaguar fare për ta parandaluar një gjë të tillë. 

Ky incident ka ardhur tri ditë para “El Clasicos” ndaj Barcelonës, ku klubi nga Katalunja mund ta fitojë titullin. 

Arbeloa, megjithatë, e ka përcjellë Valverden deri në spital, sipas mediumeve spanjolle.

Lexo përditësimet tjera
federico valverde

Përleshje fizike te Reali

Tensionet në dhomat e zhveshjes te skuadra e Real Madridit ishin shumë të larta të mërkurën....