Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Transferime: Jesse Lingard nuk po gjen rehati as në Kore të Jugut

Lingard

Sulmuesi Jesse Lingard nuk po e gjen formën më të mirë as me skuadrën e re në Kore të Jugut.

Trajneri i skuadrës Seoul nuk është i kënaqur me performancën e  anglezit.

"Kam menduar shumë për largimin e Jesse Lingard. Nuk mendoj se një lojtar që nuk vrapon për disa minuta është futbollist”, tha Kim Ki-dong, raporton “goal.com”.

31-vjeçari në verën e vitit të kaluar kaloi si lojtar i lirë te FC Seoul, ndërsa në këtë edicion ka tri paraqitje me skuadrën nga Koreja e Jugut.

Skuadra Seoul bënë pjesë në ligën K League 1 në Kore të Jugut, ku renditet në vendin e shtatë në tabelë me pesë pikë të grumbulluara pas katër xhirosh.

Edhe Lingardi largohet nga Seouli pas dy sezonesh Futboll Lingardi largohet nga Seouli pas dy sezonesh

Raphael Varane është lënduar në ndeshjen ndaj Brentfordit

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Raphael Varane ka pësuar lëndim në ndeshjen ndërmjet Unitedit dhe Brentfordit, shkruajnë mediat e huaja.

Francezi nuk u paraqit në pjesën e dytë të ndeshjes së zhvilluar të shtunën, ndërsa Harry Maguire e zëvendësoi atë.

Te “djajtë e kuq” janë të lënduar edhe futbollistët si Jonny Evans, Luke Shaw dhe Tyrell Malacia.

Skuadra e Unitedit të shtunën mbrëma barazoi me rezultat 1:1 ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së 30-të në Premier League.

Edhe Lingard kompleton transferimin në Kore të Jugut Sport Lingard kompleton transferimin në Kore të Jugut

Unitedi gjendet në pozitën e gjashtë me 48 pikë të grumbulluara, kurse skuadra e Brentfordit renditet në vendin e 15-të me 27 pikë.

Manchester City interesohet për Florian Wirtzin

Skuadra e Manchester Cityt ka shprehur interesim për blerjen e lojtarit të Bayern Leverkusenit, Florian Wirtz, njofton “transfermarkt”.

Pep Guardiola dëshiron që ta ketë gjermanin në skuadër në edicionin e ri në Premier League.

Edhe City insiston për Wirtzin Sport City insiston për Wirtzin

20-vjeçari është pjesë e skuadrës nga Bundesliga, Bayern Leverkusen, ku deri më tani në këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 17 asistime.

Për transferimin e Florian Wirtzit kanë shprehur interesim edhe disa skuadra të njohura evropiane si Bayern Muencheni, Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Liverpooli.