Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trajneri i Rubinit tregon pse e kritikoi Dakun dhe flet për martesën e tij

daku

Mirlind Daku ka shënuar gol për Rubin Kazanin që barazoi 2:2 me Akron Togliattin, të shtunën. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e nëntë të elitës ruse. Akroni ishte në epërsi 2:0 pas pjesës së parë, ndërsa trajneri i Rubinit, Rashid Rakhimov, ka lënë të kuptohet se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e kosovarit gjatë 45 minutave të parë.

“Nuk kishte dëshirë për ta zëvendësuar atë, por padyshim që pati kritika të ashpra ndaj tij”, ka thënë Rakhimov për “matchtv.ru”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I pyetur për më shumë detaje, Rakhimov, ka thënë: “Është çështje e brendshme për ekipin tonë. Kishim pritshmëri të tjera prej tij. Pastaj ai doli në fushë dhe shfrytëzoi rastin. Ai duhet ta kuptojë se është një nga liderët e ekipit dhe duhet të jetë stabil”, ka thënë Rakhimov.

Në konferencë për shtyp Rakihmov është pyetur për gjendjen emocionale të Dakut, të cilit i vdiq gjyshi javë më parë.

“Çdo gjë është në rregull. Diçka pozitive ndodhi për të, pasi i vdiq gjyshi. Ai është martuar. Por ka nënshkruar kontratë martese dhe për këtë ndoshta është i mërzitur”, ka thënë Rakhimov duke qeshur.

Sulmuesi i Shqipërisë, Daku, i k a tetë gola në nëntë paraqitje kampionale.