Skuadra turke, Trabzonspor, ka njoftuar se Mohamed Salah, do të mërrijë në Aerportin “Ataturk” në Stamboll të mërkurën në orën 12:00.
“Futbollisti profesionist Mohamed Salah, me të cilin kemi nisur negociatat për transferim, do të mbërrijë në Terminalin e Aviacionit të Përgjithshëm të Aeroportit ‘Atatürk’ në Stamboll, të mërkurën më 5 gusht (nesër), në orën 12:00. Është planifikuar që lojtari të mbërrijë në Trabzon po atë ditë, në orët e mbrëmjes. Ora dhe detajet e tjera lidhur me programin e pritjes në Trabzon do t’u bëhen të ditura publikut përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të klubit tonë gjatë ditës”, shkruan në njoftimin e Trabzonsporit.